Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të rinovojnë kontratën më sulmuesin e tyre, Zlatan Ibrahimovic, me pagën e suedezit që do të mbetet e njëjtë.
Ibra nënshkroi kontratë njëvjeçare verën e kaluar dhe rinovimi nënkupton që Ibrahimovic do luaj për Milanin edhe pasi t’i mbush 40-vjeç në tetor.
Sipas Il Corriere dell Sport, Milan së shpejti do takohet me Zlatan dhe do t’i ofrojnë marrëveshjen e njëjtë me vlerë 7 milionë euro për sezon.
“Rossonerët” janë bindur nga sulmuesi sidomos pasi ai u kthye te Kombëtarja e Suedisë që nënkupton se dëshiron të vazhdojë të luajë në nivelin e lartë.
Ibrahimovic më parë kishte thënë se besonte se do arrijë marrëveshje dhe sipas gazetës italiane do nënshkruhet pa asnjë komplikim./albeu.com/