Godet me thikë motrën, kapet 24 vjeçarja në Tiranë

Një 24 vjeçare është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me thikë motrën e saj 21 vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë ndërkohë që akoma nuk dihen arsyet.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.S., 51 vjeç. Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje.

Materialet procedurale në lidhje me dy rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.


Shtuar 25.01.2020 11:38