Barça po “gërrmon” për një qendërsulmues, rradha e Giround të “vërtitet” në kampin katalanas

Gjiganti spanjoll Barcelona është futur në garë për sulmuesin veteran të Chelseat, Olivier Giroud.

Sipas asaj që raporton Independent, francezi ka një kohë të gjatë që është i lidhur me një largim nga Londra, pasi humbi vendin e titullarit nga ardhja e trajnerit Frank Lampard.

Për Giroud i interesuar është edhe klubi italian i Interit, ku Antonio Conte po përpiqet që ta përforcojë edhe më shumë repartin sulmues të skuadrës.

Barcelona është futur në garë për të nënshkruar me francezin, sidomos pas dëmtimit të Luis Suarez, i cili do të jetë jashtë fushave për një periudhë 4 mujore.

Kujtojmë që 33 vjeçari është transferuar tek blutë e Londrës në janarin e vitit 2019, për një shumë rreth 17 milionë eurosh.


Shtuar 24.01.2020 15:48