Stuhia e frikshme në Francë e Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave (FOTO LAJM)

Spanja dhe Franca janë goditur nga stuhia më fuqishme e viteve të fundit “Gloria”.

Rajoni lindor i Spanjës, ishujt Baleare dhe Valencia janë ndër më të prekurit dhe stuhia ka lënë pas shkatërrime të mëdha.

Në afërsi të qyteteve bregdetare ku valët janë më të fuqishme ka dëme të shumta materiale, linjat hekurudhore dhe rrugët janë mbuluar nga uji.

Ndërkohë raportohet se numri i viktimave është rritur duke shkuar në 13 dhe 4 persona rezultojnë të humbur.

Autoritetet spanjolle konfirmuan dy vdekjet e fundit mbrëmjen djeshme. Një burrë u mbyt në qytetin bregdetar Ametlla de Mar ndërsa një tjetër u gjet i vdekur në makinën e tij në brendësi në Cabaces, ku kishte pasur përmbytje.


Shtuar 24.01.2020 15:51