“Tapë” në timon, shoferët në Durrës nuk pyesin për rregullore

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shoferë. Njëri prej tyre u kap në gjendje të dehur, ndërsa tjetri akuzohet se ka aksidentuar një këmbësor i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit L. V., 45 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

Të lidhura

None found

Ky shtetas, më datë 23.01.2020, në segmentin rrugor Ura e Gjolës-Ishëm, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin R. D., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

A. I., 42 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Suzuki” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shtuar 24.01.2020 08:45