Migjen Basha dhe skuadra e tij futen në karantinë

Mesfushori shqiptar, Migjen Basha ka zbuluar se është në karantinë se bashku me skuadrën e tij pas urdhrit që kishte dhënë qeveria australiane.

Eksperienca australiane? “Po, jam në karantinë për shkak të kësaj situate të krijuar. Në kampionatin australian, luan një skuadër nga Zelanda e Re”.

“Të dielën e kaluar fluturuam drejt Uellingtonit (kryeqyteti i Zelandës së Re) dhe si për ironi të fatit, qeveria australiane kishte vendosur që secili që udhëton jashtë Australisë, të duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë”.

“Si pasojë, ata ndryshuan ndeshjet tona. Kampionati po luhet pa tifozë. Gruaja dhe fëmijët e mi mund të lëvizin lirshëm. Nuk ka frikë dhe panik këtu. Por, megjithatë janë marrë masa”, u shpreh Basha për mediet italiane.

33-vjeçari momentalisht luan në Australi te skuadra e Melbourne Victoryt.


Shtuar 23.03.2020 09:09