Insigne i kërkon falje vogëlushit që qante në stadium: Do të kthehesh të buzëqeshësh me ne (VIDEO)

Pamjet e vogëlushit Mario që qante në stadium gjatë humbjes së fundit të Napolit në shtëpi përballë Fiorentinës kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ai përfaqësonte qartësisht dëshpërimin e tifozëve napolitanë të cilët shohin se si një skuadër e ndërtuar për objektiva të rëndësishëm, është shumë larg çdo lloj pretendimi si sa i përket lojës, ashtu edhe rezultateve.

Kapiteni Lorenco Insinje, në emër të skuadrës i ka kërkuar falje vogëlushit, duke i dërguar një video ku i premtonte se ekipi do të bënte maksimumin për t’u kthyer përsëri aty ku pretendohej.

“Përshëndetje Mario. Më vjen keq për rezultatin dhe për lotët e tu, Të premtojmë se që tani e deri në fund, do të bëjmë një kampionat të madh dhe do të kthehesh të buzëqeshësh me ne”, ishin fjalët e kapitenit të napolitanëve të cilët po kalojnë një krizë të thellë si asnjëherë më parë në dekadën e fundit.


Shtuar 20.01.2020 21:40