ZYRTARE/ Chelsea rinovon kontratën me Reece James

Mbrojtësi Reece James ka rinovuar kontratën me Chelsean deri në vitin 2025.

James tashmë konsiderohet si i padiskutueshëm në formacionin startues, me Blutë që janë duke punuar shumë me akademinë e tyre.

Krahas yjeve të rinj si Tammy Abraham, Mason Mount dhe Callum Hudson-Odoi, 20-vjeçari konsiderohet si një nga talentet premtuese në “Stamford Bridge”.

Dhe Chelsea ka lëvizur përpara për të siguruar të ardhmen e tij afatgjatë duke nënshkruar një marrëveshje të re që do ta mbajë atë në perëndim të Londrës edhe pesë vite e gjysmë.


Shtuar 17.01.2020 08:35