Opozita dhe maxhoranca do të ulën sot në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Mw parw, opozita kishte bojkotuar Komisionin.
Mësohet se pas pak minutash fillon mbledhja e këtij komisioni dhe në të do të marrin pjesë Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI.
Ndërkohë, në komision gjendet edhe opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari.
3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takim
1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.
3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.