Pse nuk duhet t’i ripërdorni rrobat e fitnesit pa i pastruar

Shumica e njerëzve e mohojnë se i kanë ripërdorur të paktën një herë rrobat e fitnesit pa i pastruar – por, le të bëhemi të sinqertë, të paktën kjo ju ka ndodhur një apo dy herë.

Por, përse nuk duhet t’i ripërdorni rrobat e fitnesit pa i pastruar së pari, transmeton Telegrafi.

Fillimisht duhet ta keni parasysh se çfarë i ndodhë trupit kur jeni aktiv fizikisht.

Kur jeni duke ushtruar, temperatura e trupit rritet, gjë e cila i nxitë gjëndrat e djersës të lirojnë djersë në lëkurë.

Bakteret që jetojnë në lëkurën zhyten në djersë dhe kjo bëhet vend i përsosur që ato të shumëfishohen.

Kjo nënkupton se nëse i vishni rrobat e fitnesit prapë pa i pastruar, e veçanërisht pas ushtrimeve intensive, atëherë mund të shkaktojë probleme të lëkurës apo t’i keqësojë sëmundjet aktuale.

Veç kësaj, ju baktere merrni edhe nga njerëzit tjerë në palestër duke i përdorur të njëjtat pajisje si ata, të njëjtat zhveshtore, etj.

Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën International Journal of Enviuronmental Research.


Shtuar 2.01.2020 15:38