Luana braktis televizionin? Komenti që ngre dyshime (FOTO LAJM)

Me të mbyllur një vit goxha të suksesshëm nga ana profesionale, Luana Vjollca ka bërë valixhen gati e është nisur për Dubai së bashku me motrën Marinën, kunatin Getoar Selimin e me shumë gjasa dhe të dashurin e saj ende të pazyrtarizuar, Krenar Çoçaj.

Ata kanë pritur në qytetin arab ndërrimin e viteve, por ndërkohë, një detaj në profilin e saj në Instagram na ka bërë të dyshojmë mbi të ardhmen e Luanës në televizion.

Në një prej fotove të postuara së fundmi, vihet re një koment i mikut dhe bashkëpunëtorit të saj, grimierit Arbër Bytyqi, i cili i komenton me një emoji të përlotur Luanës:

“Do të na mungosh në TV zmr!”

Çfarë të ketë dashur të thotë Arbri vallë, shkruan Iconstyle.

Mos ndoshta Luana ka ndërmend të bëjë një pauzë nga televizioni?

Një gjë e tillë mbetet për t’u parë pas përfundimit të sezonit të tretë të spektaklit “Shiko Kush Luan” i cili ende nuk e ka ulur siparin.


Shtuar 2.01.2020 15:15