Frika nga koronavirus që ka përfshirë mbarë botën, ka bërë që klubi i Bayern Munich të marrë masa. Për të shmangur infeksione të mundshme, klubi bavarez ka vendosur që në ndeshjen e sotme ndaj Hofenhaim, lojtarët nuk do të lejohen që para dhe pas ndeshjes të japin autografe apo të takojnë tifozët.
Gjithashtu nuk do të lejohen as fotografitë, pasi siç dihet, virusi mund të merret edhe me anë të rrugëve të frymëmarrjes. Në Bundesligë situata është ndryshe pasi deri tani epidemia, ende nuk është përhapur në të gjithë vendin.
Edhe pse ditën e djeshme kishte dyshime se në zonën e Hamburgut, ishin prekur dy persona. Të gjitha ndeshjet e javës së 25-të do të luhen në prani të tifozëve, si në Bundesligën e parë, edhe në atë të dytë.