Nuk ka qetësi në “Air Albania”, goditet me shishe një police (VIDEO)

Ultrasit e Tiranës dhe Partizanit refuzojnë të hyjnë në stadiumin “Air Albania” duke i dhënë policisë kartat e identiteti.

Sipas raportimit nga “Supersport” mësohet se forcat e policisë nuk po lejojnë mbështetës të të dyja kampeve. Kjo sjellje ka nervozuar disa prej ultrasve, të cilët kanë goditur me shishe në kokë një punonjëse të policisë.

Edhe pse janë shitur të gjitha biletat për këtë derbi, ka ende tifozë që kanë mbetur jashtë stadiumit “Air Albania”, megjithëse janë pajisur me bileta.


Shtuar 28.02.2020 17:48