I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për Dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Kryeministrit të Kosoëvs Albin Kurti për taksën 100% ndaj mallrave serbe.
“Ne nuk e mbështesim heqjen e pjesërishme të masës nga kryeministri Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Z. Kurti është duke bërë një gabim serioz dhe kjo u bë e qartë për Presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, thotë ai.