Aksidentohen nënë e bir në Lezhë, nisen me urgjencë drejt spotalit të Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës. Nënë e bir kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një makine me një motoçikletë.

Dy të lënduarit Dafina Hasani 48 vjeçe, Blerim Hasani 18 vjeç, nga Ishull-Shengjini janë në rrezik per jeten, dhe janë nisur me urgjence drejt soitalit te traumes ne Tirane.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 24.02.2020 10:59