Pas 8 vitesh martesë, këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë (FOTO LAJM)

Vetëm pak ditë më parë në mediat rozë u konfirmua lajmi për shtatzëninë e saj, ndërsa sot ka ardhur lajmi tjetër surprizë: Yllka Kuqi, këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e kanë konfirmuar gjyshërit e vogëlushes, të cilën prindërit e kanë pagëzuar me emrin Luiza. Pikërisht, Zëqe dhe Arbënesha Kuqi, prindërit e këngëtares gjatë një interviste të dhënë pak minuta më parë për RTV21 pohuan se ishin shumë të lumtur për ardhjen në jetë të mbesës së tyre, Luiza.

Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë!


Shtuar 24.02.2020 10:58