Ndeshja mes Barcelonës dhe Eibar ka nisur disa minuta me vonesë për shkak të problemeve të sistemit VAR.
E planifikuar të startojë në ora 16:00, ndeshja mes kampionëve të La Liga dhe Eibar ka filluar në orën 16:07.
Para fillimit të ndeshjes, tifozët e Barcelonës kanë protestuar kundër presidentit të klubit, duke tundur shamija të bardha, si simbol i pakënaqësisë.
Gjithashtu, dëgjoheshin brohoritjet ‘Bartomeu Dmissio’.
Sigurisht, kjo nuk ishte arsyeja pse ndeshja nisi me vonesë. Problemet me VAR-in ishin ato që bënë që loja të mos fillonte në kohën e duhur.
VAR-i dha dritën e gjelbër tek pas shtatë minutave, kur edhe gjyqtari dha sinjalin për fillimin e lojës.