Koronavirusi ka vene ne alarm vendin fqinj me ne, Italine. Mbreme eshte shënuar viktima e parë italiane me koronavirus. Ai eshte italiani Adriano Trevisian 78 vjeç, baba i tre femijeve dhe ka ndërruar jetë në spitalin Schiavonia të Padovës.5064423_0031_trevisan Është një nga 16 italianët e prekur nga ky virus i verifikuar një ditë më parë në rajonet Veneto e Lombardia.
Mediat italiane shkruajne sot se viktima, ish pronari i një ndërmarrje të vogël ndërtimi, ishte i shtruar ne spital për rreth dhjetë ditë dhe nuk mundi te mbijetonte.
Pas këtij lajmi guvernatori i rajonit të Venetos Luca Zaia deklaroj se “spitali Schiavonia ku po kurohej viktima do të mbyllet e brenda 5-6 ditëve do të boshatiset e gjithë struktura.”
Komuna Vo Euganeo në Veneto ku jetonte viktima e ku është regjistruar dhe rasti i një tjetri italiani të infektuar nga koronavirus, me urdhër të Ministrisë së Shëndetit është vënë nën masa kufizuese me qëllim limitimin e zonës gjeografike të shtrirjes së virusit.
Gjithashtu kryetari i bashkisë së kësaj komune i ka bërë thirrje banorëve të mos frekuentojnë vendet publike e të qëndrojnë nëpër banesa.