Irritohen tifozët e PSG, lojtarët tërbohen me alkool dhe muzikë pas humbjes në Champions (VIDEO)

Psg nuk po jeton ditë të mira. Dy ditë pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit, Mauro Icardi, Di Maria dhe Cavani – së bashku me shumë shokë të tjerë – ngritën dolli për festën e trefishtë të ditëlindjeve të amerikano-latinëve.

Një festë që vazhdoi deri vonë natën mes birrës dhe muzikës latine që zemëroi tifozët dhe trajnerin Thomas Tuchel.

Videot dolën shpejt nga profilet sociale të lojtarëve dhe të ftuarve , gjithashtu edhe nga Wanda Nara- bashkëshortja e Mauro Icardi.

Në fillim të muajit, në fakt, kishte qenë radha e Neymar për të inatosur trajnerin Tuchel për organizimin e një mega feste 48 orë para një ndeshje kampionati, duke minuar imazhin e shoqërisë sipas mendimit të trajnerit gjerman.


Shtuar 21.02.2020 15:17