Agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit ende nuk e ka të qartë të ardhmen e lojtarit i cili është huazuar te PSG, por ka një interesim nga Juventusi.
Icardi është në huazim te kampionët e Ligue 1 PSG, të cilët kanë mundësinë ta bëjnë marrëveshjen të përhershme për një tarifë rreth 70 milionë euro në fund të sezonit.
Argjentinasi ishte i padëshiruar nga Interi i Antonio Conte dhe lëvizja e tij në PSG ka sjellur fryte, pasi ai ka shënuar 19 gola në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.
“A do të shkojë Mauro te Juventus? Unë vërtet nuk e di”, i tha Nara revistës Chi.
“Nuk e di nëse sezonin e ardhshëm do të kthehemi në Milano apo Paris. Në futboll nuk i dihet kurrë”.
“Ai do të zgjedhë dhe ne do ta ndjekim atë. Është e vështirë për ju të argumentoni sepse unë e njoh shumë mirë Mauro dhe unë e di saktësisht se çfarë dëshiron ai si futbollist dhe çfarë e bën atë të ndjehet mirë si njeri”.
“Unë do ta ndjek atë në zgjedhjet e tij si grua dhe si agjentin e tij për siguri shtesë”.