Futboll me letër higjenike, Elseid Hysaj driblon me bashkëshorten (VIDEO)

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, ka postuar një video në rrjetet sociale me partneren e tij.

Shkodrani kuqezi ndodhet në karantinë, bashkë me familijen në këto kohë pandemie globale të “Coronavirus”, me përmasa dramtike sidomos në Itali. Ai është bërë pjesë e sfidës së letrës higjenike (stayhomechallenge), që ka angazhuar futbollistët në mbarë globin, në këto ditë izolimi në shtëpi.

Kuptohet, pasi është argëtuar bashkë me partneren me një letre higjienike, Hysaj ka bërë nominimin përkatës për t’iu përgjigjur sfidës së tij, tejet virale dhe globale tashmë.


Shtuar 21.03.2020 12:42