Tirana sonte po feston 100 vjetorin e saj si kryeqyteti i vendit dhe atmosfera në sheshin “Nënë Tereza” për flakë.
Sheshi u me mijëra qytetarë të Tiranës që shijuan spektaklin e dhënë nga këngëtarë të shquar të muzikës popullore shqiptare dhe tiranase, si Artjola Toska, Bujar Çiçi, Irma Libohova, Merita Halili, Pajtim Struga, Sinan Hoxha dhe Valbona Mema.
Në skenë u paraqit edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte veshur me veshje popullore të Tiranës dhe këndoi këngën “Ku ka si Tirona”.
“Tirana jonë filloi para 100 vitesh kur u bë kryeqytet me vetëm 10 mijë banorë, në 100 vite është rritur 100 herë, se vetëm një zemër e madhe si Tirona ka hapësirë edhe për Tepelenën, edhe për Tropojën, edhe për Shkodrën dhe për Sarandën dhe për Korçën, edhe për Kukësin, se Tirona zemra e madhe ka vend për të gjithë.
Ndaj nuk ka rënësi nëse jeni den baba den tirons, si familjet e nderuar që vlerësuam sot, që ia hapën shtëpinë e tyre qeverisë shqiptare para 100 viteve, që të ishte ky qyteti i sigurt, ky qyteti bujar, ky qyteti i dashurisë, ky qyteti i punës, ky qyteti i ahengut, ky qyteti i miqësisë”, tha Veliaj ndër të tjera. /albeu.com/