Artan Hoxha tregon të pathënat e telefonatës me Dritan Rexhepin

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar me një status në rrjetin social Facebook se ka arritur të marrë një intervistë me personazhin më të përfolur aktualisht nga bota e krimit.

Bëhet fjalë për “mjeshtrin” e arratisjeve Gramoz Rexhepi i cili aktualisht akuzohet si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në Kamëz.

Statusi i Plotë

Gramoz (Dritan) Rexhepi, aktualisht i denuar prej afro 6 vitesh per trafik kokaine ne burgun e sigurise se larte, ne kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito.

Njeriu i cilesuar nga media, si bosi shqiptar me i madh, i trafikut te kokaines nga Amerika Latine drejt Europes.

I akuzuar gjate tre javeve te fundit si urdheruesi i ngjarjes se 17 janarit 2020, ku u rrembye dhe me pas u zhduk ne resortin Golden te grupit Hajri ne Shijak, trupi i Jan Prenges.

Dyshohet se kjo ngjarje u porosit nga qelia e burgut te sigurise se larte ne Ekuador ne shkembim te nje ngarkese kokaine prej 283 kilogramesh, e nisur nga porti Guajakil ne Oqeanin Paqesor dhe e grabitur ne portin Britanik te Portsmuthit nga 5 shqiptare, mes tyre dhe Astrit Prenga, vellai i te rrembyerit ne Kamez.
I cilesuar ne momentin e arrestimit me 26 qershor 2014, ne nje qender tregetare ne qytet-portin me te madh te Ekuadorit, Guajakil, si nje sukses i madh ne luften kunder narkotrafikut nderkombetar nga drejtori i Interpolit ne Lion te Frances.
I arratisur disa here nga burgjet shqiptare dhe ato te vendeve te Bashkimit Europian, dhe i perfshire ne top-listen e 10 personave me te kerkuar ne bote nga Interpol.

40 vjecari nga fshati Velce i Vlores, Gramoz Rexhepi, ka folur per here te pare ne lidhje me akuzat e drejtuara ndaj tij.

Ne nje interviste te gjate realizuar me telefon nga burgu i sigurise se larte ne Kuito, Rexhepi tregon versionin e vet ne lidhje me ngjarjen e fundit qe ka tronditur opinionin ne Shqiperi dhe rrefen te kaluaren problematike te jetes se tij, se si u perfshi ne trafikun nderkombetar te kokaines.

Per me teper sot pasdite duke filluar nga 17:10, drejtperdrejt ne ABC Neës, nje rrefim mbi Gramoz Rexhepin, dhe ne vazhdim, publikimi ne Webin e ABC Neës te intervistes se plote te njeriut te cilesuar nga mediat shqiptare dhe europiane si bosi me i madh shqiptar i trafikut te kokaines.


Shtuar 10.02.2020 13:52