Trajneri i Milanit është shfaqur i zhgënjyer pas humbjen në “derbi”, kur pjesën e parë e mbyllën në avantazhin e dy golave.
Në një reagim për mediat italiane, Pioli vendosi të gjitha përgjegjësitë e kësaj disfate tek lojtarët e Milanit sipas të cilit nuk kanë kryer detyrat që u janë ngarkuar.
“Pjesa e parë e pa strategjinë tonë të funksionojë shumë mirë dhe mbase merituam të shënonim më shumë se dy gola”, tha trajneri i kuqezinjve për “Sky Sport Italia”.
“Ne patëm shansin në fund të barazonim rezultatin 3-3 me Ibrën, por ishim shumë të hutuar ndaj golave që pësuam. Interi është një skuadër me përvojë dhe janë mësuar të luajnë ndeshje të rëndësishme, kështu që ata e përmbysën rezultatin. Ne gjithashtu ishim për të ardhur keq, pasi goditëm dy herë shtyllën”, vijoi ai.
Pioli e bëri të qartë që e kishte paralajmëruar Milanin për rreziqet në këtë ndeshje, por disa nga urdhrat e tij nuk u ndoqën nga të besuarit e tij.
“Jam zemëruar me lojtarët e mi, sepse kemi pasur disa detyra mbrojtëse në ato situata dhe në momentin që toleruam, ne u ndëshkuam.
“Është një keqardhje e vërtetë, pasi ne kishim nën kontroll ndeshjen dhe duke luajtur kundër një ekipi të fortë, duke të kishim bërë më shumë. Kemi pasur detyra mbrojtëse dhe lojtarët nuk i zbatuan ato.
“Ishte absolutisht gjysma e parë më e mirë e sezonit, por ne humbëm një derbi që mund ta kishim fituar. Ndeshja duhet të analizohet, por në tërësi gabuam”.