Bëri gafën në golin e Tiranës, portieri i Vllaznisë shpërthen në lot (VIDEO)

Vllaznia pësoi një humbje minimale ndaj Tiranës në Shkodër. “Kuqeblutë” zhvilluan një ndeshje të bukur, por fati e deshi të pësonte një gol në minutat e fundit.

Goli i bardhebluve, i realizuar nga Kobinah, duket se shkoi në rrjetë edhe për një gabim të portierit Sherri që nuk grushtoi siç duhej, pasi edhe mund ta evitonte golin. E megjithatë janë gjëra që ndodhin në futboll

Të lidhura

None found

Në fund, Sherri duke lënë fushën sapo ka përfunduar sfida ka shpërthyer në lot, aq sa është ngushëlluar nga portieri i dytë, Tedi Laço, por edhe nga Gentian Muça, mbrojtësi i skuadrës së Tiranës.


Shtuar 7.02.2020 19:29