Ngacmoi s*ksualisht kushërirën 10 vjeçare për 3 vite me radhë, shqiptari përballet me gjykatën

Një i ri shqiptar është akuzuar për dhunë seksuale dhe për abuzim me kushërirën e tij. Gjyqi ndaj shqiptarit pritet të përfundojë në qershor. Ngjarja ka ndodhur në Piaçenca të Italisë.

Të dhënat sugjerojnë se abuzimi seksual ka nisur kur ajo ishte 10 vjeç dhe ai 17. Historia doli në dritë në vitin 2017. Sipas mediave lokale, abuzimi seksual ka zgjatur nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Avokati mbrojtës i shqiptarit thotë se abuzimi nuk ka ndodhur kurrë. Për më tepër, avokati tha se vajza vazhdoi të vizitonte të afërmit pa thënë asgjë për dhunën e pretenduar.


Shtuar 7.02.2020 09:36