Emërohet drejtori i ri në Kadastrën e qytetit të Pogradecit

Largohet nga detyra drejtorja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në qytetin e Pogradecit Natalja Velo.

Mësohet se Velo do të zëvendësohet nga Genti Mahmutaj, i cili tashmë është emëruar në këtë post i komanduar.

Natalja Velo kishte rreth 4 muaj që mbante këtë post, ndërsa Mahmutaj rikthehet në këtë detyrë të cilën e mbante edhe përpara disa vitesh.


Shtuar 4.02.2020 15:58