“Shumë prej futbollistëve janë gay”, Erjona Sulejmani bën deklaratën shokuese (FOTO LAJM)

Modelja shqiptare, Erjona Sulejmani tërheq shpesh vëmendjen me deklaratat e saj dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Në një intervistë për “The Sun”, Erjona ka deklaruar se shumë prej futbollistëve janë homoseksualë dhe se ata kanë frikë ta pranojnë.

“Nuk e di pse homoseksualiteti është akoma problem në ditët e sotme. Unë mendoj se kjo do të ndryshojë. Ka shumë homoseksualë në futboll”, është shprehur modelja.

Për jetën e saj private, Erjona ka treguar: “Sot jam një femër e lirë dhe e lumtur sepse të jesh gruaja e një futbollisti është tepër e vështirë. Mospërfillja është e madhe, po ashtu duhet të ndryshosh shpesh shtëpi dhe profesion”.


Shtuar 4.02.2020 07:31