“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha jetët e humbura përgjatë kësaj krize dhe shpresoj në rekuperim të shpejtë të të infektuarve”
Kryeministri Rama i ka dërguar një letër homologut kinez Li Keqiang ku i shpreh solidaritet dhe ngushëllimet për të vdekurit nga koronavirusit.
Rama shprehet se është i bindur se qeveria kineze dhe qytetarët e saj do ta kalojnë këtë situatë të vështirë.
“Po i ndjek zhvillimet më të fundit dhe jam i bindur se qeveria dhe qytetarët kinezë do ta kalojnë këtë situatë të vështirë”, shkruan Rama.