Edhe pse moshat e thyera janë ato më të rrezikuarat nga koronavirusi, kjo nuk e ka penguar një zonje që të dalë dhe t’i bëjë vetë pazaret.
Videoja e publikuar vetëm dy ditë më parë në AbcNews ku kjo zonje “sfidonte” koronavirusin dhe shprehej se nuk kishte aspak frikë u bë shumë shpejt virale dhe u shpërnda gjerësisht në rrjet.
Më konkretisht videoja u pa nga 550 mijë shqiptarë për më pak se 48 orë. Videoja është pëlqyër më shumë se 6 mijë herë dhe shpërndarë 613 herë.
Pyetjes se përse kishte dalë vetë të bënte pazaret, zonja u përgjigj:
Kam dalë të bëj pazar se kam frikë se vdes dhe mos iki pa ngrënë. Edhe po të kem njerëz, ata nuk janë gjithmonë në dispozicionin tim. Unë kam 50 vjet kandidate për në Sharrë, tani më ka ardhur radha të vete.
S’kam frikë fare, vdekja është një detyrim, jeta është dhënë borxh dhe ai që ma ka dhënë ka thënë do ma kthesh kur të kem unë qejf. Kështu që s’kam pse të kem frikë.
I ka ndarë Perëndia, unë jam shumë e lumtur që ka vënë një kufi: të rrojnë të rinjtë dhe ne të tjerët që i kemi mbaruar punët tona të shkojmë te vendi. /albeu.com/