Këngëtarja e njohur Xheisara ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e re” ku foli mbi thashethemet se ajo dhe Romeo janë lidhur. Xheisara i hodhi poshtë thashethemet duke u shprehur se nuk e ka parë kurrë Romeon dhe i bëri thirrje aktorit të takohen.
“E shkreta unë atë Romeon s’e kam parë një herë në jetën time. Do t’i bëj një thirrje publike: Romeo kudo që të jesh zemër, të lutem hajde pimë një kafe bashkë se na kanë bërë dashnor me zor”, tha Xheisara duke qeshur.
Të lidhura
None found
Xheisara tregoi se thashethemet për lidhjen e tyre nisën nga një mesazh që i kishte ardhur: “Mos i ke ngacmuar gjë Romeon Jonidës?”\”, gjë që ajo nuk e ka bërë.
