Romelu Lukaku është duke e shijuar në maksimun ekpseriencën e re te Interi duke iu gëzuar edhe formës së mirë që po kalon aktualisht.
Për belgun gara për titull në Serie A është magjepsëse.
Sulmuesi belg i shënoi dy golat e fitores së Interit në Dacia Arena, duke u bërë lojtari i parë që i shënon 12 gola në 11 ndeshjet e para si mysafir në Serie A
“Është një betejë magjepsëse për kreun. Është mirë për ne që jemi lart në renditje dhe do ta kemi një ndeshje të madhe me Milanin javën e ardhshme. Ne po luajmë mirë për momentin dhe shpresoj se do të fitojmë me fitore”, tha Lukaku.
“Unë thjesht mendoj se jam lojtar që dua të bëj mirë për ekipin”, shtoi ai.