A do të djegë këtë herë “zjarri” i Vettingut? Zyrtarët e lartë të Policisë që do të kalojnë në “sitë”

Këtë herë në sitën e Vettingut do të kalojnë zyrtarë me grada të larta në Policinë e Shtetit, përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Më 5 shkurt para komisionit të jashtëm të vlerësimit do të dalë Gledis Nano drejtor i antiterrorit.

Po në këtë datë në sitën e vettingut do të dalë edhe komandanti i Gardës së Republikës Gramoz Sako.

Në vetting do të kalojë më 6 shkurt edhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu.

Ndërsa në datën 7 do të kalojë Artan Shkëmbi drejtori i drejtorisë qendrore hetimore. Artan Shkëmbi është një prej 40 kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.


Shtuar 3.02.2020 09:38