Tension me Tuchel, Reali menjëherë përgatit mega-ofertën për Mbappe

Zërat e largimit të Mbappe nga PSG-ja sa vijnë edhe shtohen sidomos pas tensionit në ndeshjen e fundit mes lojtarit dhe trajnerit Tuchel.

Kjo vjen pas mosmarrëveshjeve të Mbappes me trajnerin e tij Thomas Tuchel.

Nga kjo situatë dëshiron të përfitoj Real Madridi që është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 300 milionë eurosh.

Dhe për t’i nxitur akoma më shumë spekulimet është fakti se Mbappe e ka pëlqyer në Instagram një publikim nga Karim Benzema, i cili e festonte fitoren e Realit ndaj Atletico Madridit.


Shtuar 3.02.2020 09:36