Duke qenë personazhe të njohur publik dhe gjatë gjithë kohës në kontakt me kamerat dhe publikun, vajzat e njohura të showbiz-it e kanë deri diku të nevojshme të ndryshojnë ‘look’.
Duke dashur që të “eksperimentojnë” vazhdimisht dhe të mos jenë gjithmonë të njëjta, vajzat e showbiz-it shqiptar ranë “në një mendje” që mënyra më e mirë për ndryshme të përkohshme të flokëve janë paruket.
Por cila ka qenë parukja më IN e këtij viti deri më tani? Këtë na e kanë treguar vetë personazhet.
Bëhet fjalë për paruken e verdhë, të gjatë dhe të ndarë me vizë në mes. Shumë nga vajzat e njohura kanë zgjedhur pikërisht këto “flokë” për daljet e tyre publike, intervista, koncerte apo videoklipe. Parukja në fjalë është aq perfekte dhe ngjason njësoj si flokët natyralë sa është tepër e vështirë për tu dalluar. /albeu.com/