Koronavirusi në Britani, 209 të vdekur në 24 orët e fundit

Koronavirusi është duke marrë një numër të konsiderueshëm personash edhe në Britaninë e Madhe ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 209 persona.

Numrin i përgjithshëm i vdekjeve tashmë ka kapur shifrën e 1,228.

Shifra ishte më pak se rritja rekorde e së shtunës, me 260 viktima, që mund të sjellë një shpresë se rritja e vdekjeve mund të stabilizohet së shpejti.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social gjithashtu tha se 19,522 njerëz janë pozitivë për Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

“Edg Health”, një kompani e analizës së të dhënave për kujdesin shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, zbuloi se ndërsa shifra zyrtare e rasteve të koronavirusit qëndroi në 10,000 të infejtuar më 26 Mars, shifra e vërtetë e vlerësuar e kompanisë për infeksionet në Mbretërinë e Bashkuar ishte 1.614.505.

Njoftimi vjen kur shefi i Shëndetësisë në Britani tha se vendi duhet të qëndrojë në mbyllje totale deri në qershor për të parandaluar siç duhet shtrirjen e koronavirusit vdekjeprurës, ndërsa distancimi shoqëror mund të zgjasë me muaj.

Kryeministri Boris Johnson, i izoluar pas testimit pozitiv për Covid-19, tha se “gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen”.


Shtuar 29.03.2020 13:46