Shërbimi Kombëtar i Shëndetit është duke punuar për nxjerrjen e një aplikacioni posaçërisht për koronavirusin.
Ideja është kjo: të gjithë instalojnë aplikacionin dhe çdokush që teston pozitiv ndaj koronavirusit, klikon një buton në këtë aplikacion. Pastaj, kushdo që është afër me këtë person, merr një alarm.
Të lidhura
None found
Aplikacioni, i cili do të jetë i disponueshëm falas dhe është zhvilluar nga një ekip prej 43 punonjësish të teknologjisë dhe akademikëve në kohën e lirë, quhet “Private Kit” dhe mund të shkarkohet për iOS dhe Android. Ende po punohet për përmirësimin e tij. Të dhënat e përdoruesve nuk ruhen, me përjashtim të rasteve kur ata e zgjedhin vetë diçka të tillë për t’ua dhënë studiuesve që po merren me këtë gjë.
Aplikacioni ka nevojë për ndihmën e organizatave masive shëndetësore që të adoptohet gjërësisht nga popullsia. Por përveç kësaj, jo të gjithë njerëzit e sidomos ata në qendrat urbane kanë telefona apo internet. Mbetet për t’u parë nëse ky aplikacion do të funksionojë.
