Mjeku: Covid-19 sulmon mushkëritë, ja pse mosha e tretë është më e rrezikuar

Sonte në Open në Top Channel ishte i ftuar mjeku anestezist reanimator, Roland Xhaxho. Ndryshe nga të gjithë, Xhaxho kishte marrë me vete në studio edhe disa pajisje, një prej të cilave edhe respiratori. Përmes tyre, mjeku demonstroi live se si i bllokon mushkëritë Covid-19 dhe sa të rrezikuar janë, m së shumti, moshat e treta.

Profesor Xhaxho shpjegoi se si vepron virusi Covid-19 vepron në trupin e njeriut. “Virusi synon vendet që ka më shumë oksigjen, dhe ai vend është mushkëria.”

“Ashtu si SARS1, SARS2 edhe Covid-19 ka sulmuar mushkëritë. Dua të bëj thirrje se kjo kohë është koha e të rinjve, nuk është koha jonë. Është koha e të rinjve, pasi të rinjtë janë më rezistentë ndaj virusit.

Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur probleme shëndetësore të rënda më herët. Mosha e tretë është e rrezikuar, sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë membranën duke bërë të mundur që mushkëria të mos mbushet me oksigjen dhe zemra e djathtë punon me shpejtësi të madhe”,- tha Xhaxho.


Shtuar 24.03.2020 22:24