Teksa qëndron i izoluar në vilën e tij në Surrel, kryeministrit Edi Rama vazhdon të jetë tejet aktiv në rrjet apo emisione televizive të realizuar me lidhje direkte.
Ditën e djeshme ai pranoi dhe vete që kishte gabuar në publikimin e disa pamjeve ku shkruante se ishin nga Spanja, kur faktiisht ishte një video nga dhuna e policisë në Algjeri ndaj qytetarëve.
Sot, ai ka publikuar një video nga qytetet shqiptare, ku teksa tregon se qytetarët po zbatojnë masat e ndërmara prej qeverisë me qëllim parandalimin e koronavirusit, ka ngatërruar qytetet.
Ai ka publikuar pamjet e Kukësit por me mbishkrimin sikur është në Bulqizë.
Po në këtë rast çfarë mund të themi, a është sërish ndonjë ”mik” që ka ngatërruar kryeministrin apo pakujdesi e radhës?!/albeu.com