Në sesionin e ardhshëm tè merkatos, Barcelona duhet të zgjidhë një çështje të nxehtë atë të Philippe Coutinhos.
Bayern Munich nuk do ta blejë kartonin e brazilianit dhe Barça duhet t’i gjejë një destinacion të ri Coutinhos. Dy klubet më të interesuara pèr tè marrè shèrbimet e mesfushorit me tipare sulmuese, janë Chelsea dhe Interi.
Te Barcelona nuk ka më vend pèr Coutinhon dhe gjasat janë që ai të transferohet te një tjetër skuadër në verën e ardhshme. Nëse zgjedh Interin pèr brazilianin do të bëhej fjalë për rikthimin te zikaltërit. Aktualisht Coutinho vlerësohet rreth 70-80 milionë euro nè merkato.