Në vitin 2018 Afërdita Dreshaj i dha fund beqarisë duke kurorzëzuar dashurinë me sportistin çek, Jakub Kindl në martesë.
Dreshaj nuk nguron të ndaj me ndjekësit në Instagram foto dhe video me Jakubin, me të cilin udhëtojnë dhe bëjnë aventuara nga më të ndryshmet.
Bashkëshorti i Afërditës është bërë tepër i njohur për publikun shqiptar, madje një pjesë e mirë e ndjekësve të modeles mendojnë se ai është nga Shqipëria.
Në këto ditë izolimi, Afërdita dhe Jakub duke se po argëtohen shumë dhe këtë kohë modelja po e përdor për t’i mësuar shqip partnerit të saj.
Dhe me sa duket po ja del mjaft mirë pasi Jakub në një “Instastory” të Afërditës shihet duke komunikuar me të në gjuhën shqipe. Ai ka mësuar se si të bëjë një bisedë të shkurtër me një shqiptar.