Me doreza në duar, e pajisur me produkte higjienike, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vazhduar punën në zyrën e saj.
Ajo është në mesin e zyrtarëve të ministrisë të cilët janë duke punuar edhe në kohën kur është duke u kërkuar kujdes i shtuar, si rezultat i përhapjes së koronavirusit, raporton KOHA.
Ministrja Haxhiu thotë se puna në kushte të tilla nuk është e lehtë.
Aktualisht, në Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar një numër i vogël i punëtorëve, derisa disa të tjerë janë duke kryer obligimet e tyre nga shtëpia.
Sekretari i MD-së, Qemajl Marmullakaj, thotë se kanë ndërmarrë të gjitha masat lidhur me sigurinë e stafit që është duke vazhduar punën në objektet e ministrisë.
Përhapja e koronavirusit dhe masat parandaluese kanë ndryshuar edhe rutinën e kryeministrit Albin Kurti.
Edhe takimet me zyrtarë tanimë mbahen në distancë derisa është ndryshuar edhe forma e përshëndetjes.
