Të mbyllur në shtëpi, Dua Lipa zbulon si po e kalon izolimin me Anwar (FOTO LAJM)

Për t’i evituar mundësitë e infektimit me virusin korona, qytetarët në mbarë botën këshillohen që të qëndrojnë të mbyllur.

E këtë gjë shumë mirë janë duke e respektuar edhe artistët, të cilët kanë anuluar aktivitetet që kishin planifikuar dhe po qëndrojnë pranë më të dashurve të tyre.

Një nga ta është këngëtarja Dua Lipa, e cila po qëndron e izoluar në shtëpi bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Këngëtarja publikoi një fotografi, në të cilën shihet duke u relaksuar pranë Anwarit, ajo po lexonte libër kurse partneri shijonte një kafe.

Mesazhi i Duas pranë kësaj fotoje ishte që të qëndrojnë të gjithë në shtëpi, në mënyrë që të mposhtet COVID-19.

“Dita e katërt. Shpresoj që secili po qëndron brenda, kështu ne mund ta mposhtim këtë virus të mallkuar”, janë fjalët e saj.


Shtuar 17.03.2020 13:03