Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites të së enjtes në autostradën Shkodër-Lezhë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy fëmijë, përkatësisht 9 dhe 6 vjeç.
Mësohet se fëmijët janë shtruar në spitalin e traumës në Tiranë.
Të lidhura
None found
Njëri prej fëmijëve është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën. Automjeti ka qenë tip veturë me targa të Malit të Zi, ku në të udhtonin 4 persona, dy fëmijët së bashku me prindërit e tyre.
Lajmi është konfirmuar nga spitali rajonal i Lezhës, ndërkohë që aksidenti është mbajtur i fshehtë nga ana e policisë.
