Pas kampionateve të tjerë në Europë, dukej sikur futbolli anglez kishte menduar të mos dorëzohej përballë Koronavirusit, ndërsa vendosi të mos e ndërpriste Premier League, por të vazhdonte me stadiume të boshatisura.
Megjithatë, në mbrëmjen e djeshme, morën një goditje të rëndë teksa trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta rezultoi pozitiv në testimin e COVID-19. Mirëpo, pas disa orëve ka ardhur një tjetër tronditje, teksa futbollisti i Çelsit, Odson Odoi, gjithashtu ka rezultuar pozitiv në testime.
Në këtë formë, ekipi i bluve është futur në karantinë, ndërsa pjesë e anglezëve është edhe Armando Broja, i cili në ndeshjen e fundit debutoi me ekipin e parë të Lampard. Tashmë, me siguri edhe kampionatit anglez do t’i duhet të ndalet e të respektojë një afat të paktën dyjavor për të parë si do avancojë situata.