Polonia ka raportuar viktimën e parë nga koronavirusi, thanë autoritetet lokale në qytetin e Poznan.
Nuk dihet ende mosha apo gjinia e personit që ndërroi jetë.
Ndërsa numri i personave të infektuar ka arritur në 47.
Nga 16 marsi, Polonia ka njoftuar se do të mbyllen të gjitha shkollat me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.