Pritet zyrtarizimi, UEFA pezullon Championsin dhe Europa League

Pas shumë kampionateve të pezulluara ,UEFA është pranë marrjes së vendimit për pezullimin e Champions League dhe Europa League.

Organi më i lartë i futbollit evropian do të urdhërojë pezullimin e raundit të 16 më të mirave të Ligës së Evropës që do të zhvillohet këtë të enjte.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve të planifikuara për javën e ardhshme, dhe të cilat prekin Barcelonën dhe Real Madridin, kundër Napolit dhe përkatësisht Manchester City, gjithashtu do të pezullohen, përfshirë takimet e tjera Bayern,Chelsea e Juventus, Lyon, raporton Marca.

Kështu, UEFA fillon në rrugën e sensit të përbashkët pas testit pozitiv të Daniele Rugani dhe mbylljes në karantinë të Real Madrid për shkak të prekjes nga koronavirusi të një lojtari nga ekipi i basketbollit.


Shtuar 12.03.2020 12:25