Real Madridi interesohet për yllin e La Liga-s

Mesfushori i Real Batis, Nabil Fekirn është duke një sezon shumë të mirë duke fituar interesin e shumë ekipeve të mëdha ndër to dhe Real Madridit.

Sipas asaj që raporton ‘Don Balon’, Los Blancos janë futur në garë për 26 vjeçarin, që po jep paraqitje të mira në sezonin e parë në La Liga.

Francezi vlerësohet aktualisht rreth 90 milionë euro, dhe Real Madrid beson se do të ulë këtë çmim, duke përfshirë edhe ndonjë lojtar në marrëveshje.

Raportohet se Real Madrid mund të ofrojë lojtar si Mariano Diaz apo James Rodriguez, për të bindur Betisin për të hequr dorë nga Fekir.

Kujtojmë se Fekir te Real Betis është transferuar verën e kaluar, nga skuadra franeze Lyon.


Shtuar 11.03.2020 12:10