Është rënduar gjendja shëndetësore të moshuarës së prekur me koronavirus në Durrës.
Abcneës.al raporton se 75 vjeçarja ka patur komplikacione të rënda dhe është kaluar nga reparti infektiv në reanimacion.
Pritet që gjatë ditës së dërgohet në spitalin Infektiv të Tiranës.
Gruaja ishte kthyer nga Italia dhjetë ditë më parë dhe ka shfaqur simptoma të rënda dy ditë më parë.