MAQEDONI E VERIUT/ Shërohet pacientja e parë e cila kishte korona virus

Është shëruar plotësisht pacientja e parë e cila kishte korona virus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se testimi plotësues i pacientes ka rezultuar negative.

Para se të lëshohet në shtëpi nga Klinika Infektive, pacientja u testua për së dyti herë, bazuar në rekomandimet e OBSH.

Por pavarësisht se ka kaluar infektimin, autoritetet thonë se ajo do të vazhdojë kurimin shtëpiak për shkak se shërimi i saj nuk ka përfunduar plotësisht.


Shtuar 10.03.2020 19:25